Miklovan Parubi, personi që kreu masakrën në Dajç të Shkodrës, duke vrarë dy persona dhe plagosur 4 të tjerë nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

33 – vjeçari, që shihni në video duke u arrestuar nga policia ka dhënë dëshminë e tij të parë para oficerëve.

https://www.youtube.com//embed/TmKy8PdQzqQ

Ai ka pranuar se ka qëlluar me breshëri kallshnikovi, duke sqaruar se ka dashur të vrasë vetëm ata që ia kishin bërë borxh. Por ata nuk janë ndarë nga njëri – tjetri dhe më pas ka zbrazur karikatorin mbi të gjithë. Sipas Parubit, mbrëmjen e të hënës ai nuk i ka duruar më.

Ai u arrestua pas 15 orë ndjekje nga forcat e policisë pranë banesës së tij.

miklovani

Blutë kanë gjetur edhe armën e krimit, e cila ishte e hedhur brenda një magazine të ushqimit për bagëtitë, ku autori kishte kaluar edhe vetë natën. Përpara arrestimit të 33 – vjeçarit u ndalua edhe Marçel Shipipjati, i cili kishte ndihmuar autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, shkak për krimin e dyfishtë dyshohet se është bërë një lojë pokeri.

Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve mësohet se Parubi kishte hyrë në lokal rreth orës 22:40, duke thënë se do t’i vriste të gjithë. Disa mundën të dalin nga dritaret ose hyrja e pasme e lokalit, duke shmangur në këtë mënyrë një bilanc edhe më tragjik.

lokali shkoder

Si pasojë e breshërisë së plumbave mbetën të vdekur në vend Arjet Saiti, 42 – vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi masakra dhe Gacalin Kopshti 30 – vjeç. Të plagosur janë Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti, vëllai i njerit prej viktimave dhe Kidas Molla. Këta persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Me të gjithë këta persona Parubi kishte njohje.

Miklovan Parubi njihet si person problematik dhe përdorues i lëndëve narotike në këtë zonë.

Parubi kishte rreth 7 vite që ishte kthyer nga Italia, ku punonte si berber. Ai  kishte hapur një lokal në breg të lumit Buna, të cilin e frekuentonin edhe personat të cilët mbetën viktima të tij.

Tv Klan