Policia malazeze ka arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Edmond Mustafa, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tivar, në shtetin fqinj.

Sipas mediave malazeze, i dyshuari për krimin është një personazh i njohur dhe anëtar i një bande kriminale në Mal të Zi.

Po kështu, është gjetur edhe arma e krimit. Autoritetet malazeze, në një deklaratë për mediat, thanë se motivi nuk dihet ende, por do të hetohen të gjitha dyshimet në lidhje me këtë vrasje.

Në momentin e vrasjes, Edmond Mustafa ka qenë i shoqëruar me një grua, që mendohet të jetë e afërme e tij.

/tvklan.al