Vrasja e Eglantinës, flet vëllai i akuzuar për krimin: Nuk isha dakord me zgjedhjet e saj

https://www.youtube.com/watch?v=gOniUqQTu0s

Vrasja e Eglantinës, flet vëllai i akuzuar për krimin: Nuk isha dakord me zgjedhjet e saj

10:10 08/06/2021

Në Shtator 2020 policia zbardhi krimin e rëndë të vrasjes së Eglantina Bucit, e cila ishte groposur në Malin me Gropa. Shkëlzën Buci, vëllai i saj, akuzohet si vrasësi direkt, ndërsa babai i vajzës, Faik Buci është gjithashtu i arrestuar dhe akuzohet se ka porositur vrasjen e së bijës.

Eglantina është vrarë në periudhën 2011-2012, por vetëm në Shtator 2020 u arrit që të provohej se mbetjet kockore të gjetura në mal i përkisnin asaj.

Në një lidhje nga burgu për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Shkëlzen Buci ka folur dhe ka treguar variantin e tij. Ai ka mohuar që të jetë i përfshirë në vrasjen e motrës.

Shkëlzëni thotë se nuk ka qenë dakord me zgjedhjet e motrës së tij kur ajo u largua nga banesa të paktën 11 vite më parë. Por kjo gjë, tregon Shkëlzeni, nuk do të thotë që ai të ketë gisht në vrasjen e motrës së tij.

Spartak Koka: Kur është takimi juaj i fundit? E mban mend takimin e fundit me Eglantinën?

Shkëlzen Buci: Unë nuk kam kryer takim të fundit me Eglantinën, unë nuk jam takuar personalisht por në komisariatin Nr.5, por nuk jam takuar personalisht me Eglantinë.

Spartak Koka: Çfarë marrëdhënie kishit ju vëlla e motër me njëri-tjetrin?

Shkëlzen Buci: Marrëdhëniet i kemi pasur jashtëzakonisht shumë të mira deri tek fakti kur ajo u largua nga shtëpia. Nuk mund të them që isha i kënaqur me zgjedhjen e saj, por kjo kurrsesi nuk mund të më bëjë mua një lloj killeri në atë lloj forme, as në ëndrrat më të frikshme nuk e kam imagjinuar, as menduar që një njeri sado përbindësh të jetë nuk mund të arrijë në atë lloj grade. Të thashë, nuk mund të jem naiv që të them po unë kam qenë dakord me zgjedhjet e asaj, s’e kam pëlqyer si çdo vëlla.

Spartak Koka: E keni dhunuar ju atë? E keni kërcënuar për zgjedhjen që kishte bërë?

Shkëlzën Buci: Kurrë në jetë, jo atë po askënd. 

/tvklan.al







Të ngjashme