Në vendin e ngjarjes, në fshatin Oblik të Shkodrës, ka ende gjurmë gjaku, aty ku u vra elektriçisti Zamir Velaj.

44 – vjeçari ndodhej në zonë pasi po kryente punime për vendosjen e matësave elektrikë në disa banesa. Martin Zefi, që sipas dëshmitarëve ishte i dehur, doli nga shtëpia në rrugë dhe sulmoi viktimën, i cili para disa ditësh i kishte shkëputur energjinë elektrike për shkak se ishte debitor.

Prej mbrëmjes së mërkurë, banesa e tij ruhet me punonjës policie, të cilët kanë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes.

elektricisti

Për banorët e Oblikut, viktima ishte një njeri i ndershëm dhe ndihmonte këdo që kishte probleme.

Pas ngjarjes së të enjtes, në Oblik ka vetëm trishtim dhe zemërim. Punonjësi i OSHEE, Zamir Velaj, i cili ishte edhe banor i zonës humbi jetën në spital për shkak të plagëve me thikë.

Tv Klan