Vrasja e Emiljano Ramazanit, lihen të lirë babë e bir



Vrasja e Emiljano Ramazanit, lihen të lirë babë e bir

15:02 23/12/2020

Ishin arrestuar pas gjetjes së armës së krimit në biznesin e tyre

Albert Manehasa 64 vjeç dhe Selim Manehasa, 37 vjeç, janë lënë të lirë nga gjykata e Elbasanit, e cila ndryshoi për ta masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Babë e bir u arrestuan në Korrik të këtij viti pas dyshimeve se kishin ndihmuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke siguruar makinën dhe më pas duke fshehur armën.

Emiljano Ramazani u ekzekutua me armë zjarri mesditën e 20 Korrikut në qytetin e Elbasanit. Disa ditë më pas, autoritetet gjetën të fshehur në servisin e makinave të familjes Manehasa një pistoletë model 54 TT.

Arma u krahasua me gëzhojat që u gjetën në vendin e vrasjes dhe sipas autoriteteve, rezultoi se Emiljano Ramazani u qëllua 6 herë nga pistoleta e sekuestruar.

Albert dhe Selim Manehasa e kanë mohuar përfshirjen në atentat, duke thënë se armën e ka vendosur një person tjetër aty.

Emiljano Ramazani dyshohet se u vra për shkak të konflikteve për drogën. Ai po shkonte drejt banesës, kur një person u afrua dhe e qëlloi disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./tvklan.al







Të ngjashme