Në procesin gjyqësor ndaj Fadil Kasemit, i cili një vit më parë vrau ish-gruan e tij gjyqtaren Fildez Hafizi, kanë dëshmuar dy policë të cilët bënë arrestimin.

Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj i thanë gjykatës së fjalia e parë që i kishte thënë Kasemi ishte se kishte vrarë një njeri dhe kishte ardhur të dorëzohej.

Ata sqaruan se në oborrin e komisariatit numër një panë një person me armë në dorë dhe pasi e kishin ç’armatosur ai u kishte thënë se kishte vrarë Feldez Hafizin pranë zonës së Xhamllikut.

Tv Klan