Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Fadil Kasemin, i cili vrau ish-gruan e tij ,gjyqtaren Fildez Hafizi. Mbi 53-vjeçarin rëndojnë tre akuza ajo e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi’. Sipas prokurorisë Kasemi është autori i krimin dhe e ka kryer atë me vetëdije të plotë.

Gjatë hetimit duke u bazuar edhe ne prova filmike pasi vrasje është xhiruar nga një kamera sigurie u rindërtua dinamika e ngjarjes. Fadil Kasemi i është afruar qetësisht makinës së ish-gruas se tij e cila sapo ishte futur brenda. Ai nxjerr pistoletën duke e qëlluar 2 herë në koke, gjë e cila ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të 39-vjeçare.

Më pas ai është larguar nga aty dhe nën kërcënimin e armës ka kërcënuar një shofer furgoni duke i kërkuar që ta nxjerre jashtë qytetit të Tiranës. Por policia ka mundur ta kapë në afërsi të komisariatit numër një të policisë. Vrasja e gjyqtares Hafizi ishte një krim i paralajmëruar pasi verën e vitit 2015 , ish-bashkëshorti i saj tentoi ta vrasë në plazhin e Golemit në sy të fëmijëve.

Por në këtë rast ajo mundi të shpëtojë, pasi disa persona ndërhynë dhe i morën armën Fadil Kasemit.

Tv Klan