Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar vrasjen e gjyqtares Fildes Kasemi 39 vjeç, që u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi 53 vjeç.

Në një reagim në Twitter, BE thotë se mbrojtja e grave është përgjegjësi e shtetit dhe kjo ngjarje duhet të marrë përgjigje nga të gjitha institucionet.

“Një tjetër viktimë e dhunës në familje. Mbrojtja e grave të kërcënuara është qartësisht një përgjegjësi e shtetit. Ajo kërkon një përgjigje të koordinuar nga institucionet përkatëse. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë për të bërë jetën që duan”,

shkruan BE. 

Fildes Kasemi ishte gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës. Ajo u qëllua me pistoletë brenda makinës nga ish-bashkëshorti në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, sapo 39-vjeçarja kishte ndaluar automjetin e saj.

Fildes Kasemi ishte nënë e dy fëmijëve dhe më parë kishte marrë disa urdhra-mbrojtje pasi ishte dhunuar nga ish-burri./tvklan.al