“Vrasja e Hides lidhet me masakrën e 2 viteve më parë”

“Vrasja e Hides lidhet me masakrën e 2 viteve më parë”

16:02 03/10/2019

Familjarët e Latifit kërkojnë kapjen e autorëve

Ky është Fatos Latifi, kunati i 40-vjeçarit Besnik Hida i ekzekutuar në mënyrë mafioze mëngjesin e së martës në qytetin e Lushnjës dhe babai i Zamir Latifit, i vrarë 2 vjet më parë në këtë qytet.

Në të parën intervistë pas ngjarjes, ai mbështet pistën kryesore ku janë përqendruar hetimet se të dyja vrasjet lidhen me njëra-tjetrën. 

“Mendoj se edhe për kunatin tim janë po i njëjti grup personash që më kanë vrarë djalin.”

Mohon që familja e tij të jetë pjesë e grupeve kriminale, apo që të jetë përfshirë në trafiqe të paligjshme. Motivet e vrasjes së kunatit të tij, Latifi i shpjegon në këtë mënyrë. 

“Arsyeja është se ai ishte daja i djalit, ata janë shprehur që kur bënë masakrën e parë, thanë ‘sapo ka filluar’.”

Fatos Latifin e gjetëm pas vizitës në varreza dhe në gjendje të rënduar emocionale, ai thotë se tashmë nuk i frikësohet asgjëje.

“Unë nuk i trembem asnjërit, askujt, se unë ca kisha për të humbur, i kam humbur dhe nuk kam më asgjë. Unë i humbur jam nga të gjitha.”

Një apel e ka për drejtësinë.

“Kam kërkuar drejtësi, por drejtësia ka mbaruar.”

Kunati i 40-vjeçarit të vrarë thotë se i di autorët e krimit, por nuk mund të flasë me emra.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT