Shefqet Malko: Përse policia nuk i ka kapur  ende autorët

Babai i Santiako Malkos, ish efektivit të vrarë me 27 gusht 2019 në rrugën Xhanfize Keko ka dhënë dëshminë e tij para trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër të pandehurit Bledi Tetës ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e bashkpunëtorit në vrasje.

Dëshmia e Shefqet Malkos:Lajmin për vrasjen  e djalit tim e kam mësuar nga televizionet dhe menjëherë jam nisur për të shkuar në vendin e ngjarjes. Gjatë rrugës nuk kam parë asnjë patrullë policie. Përse efektivët e policisë nuk i kanë kapur autorët. Unë nuk kam dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Unë nuk njoh asnjë nga të dyshuarit.

Perveç babait të Santiagos, një tjetër person i cili është thirrur për të dëshmuar para togave të zeza është  bashkëshortja e tij, por ajo nuk ishte e pranishme dhe sipas burimeve të televizionit Klan, ajo rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se në vrasjen e ish efektivit Santiago Malko të përfishirë janë edhe antarët e klanit duka si: Leonard dhe Elis Duka , Oltian Loka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni,  Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.

Përveç Ilir Selamit që u arrestua më 16 prill të 2020 pjesa tjetër e grupit janë të shpallur në kërkim. 41 vjeçari Bledi Teta thuhet se kishte rolin e vëzhguesit në vrasjen e Malkos, dhe njoftonin për çdo lëvizje te tij. Ndaj Bledi Tetës ishte ngritur akuza e moskallëzim krimi por hetimet zbuluan se ai kishte dijeni për krimin dhe ndaj tij është ndryshuar akuza nga moskallëzim krimi në bashkpunëtor në vrasje.

Klan News