Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në Apelin e Posaçëm dosjen e shtetasit Blendi Tetës.
Vendimi është marrë ditën e sotme, duke prishur kështu vendimin e marrë nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dy vite më parë Apeli i Posaçëm dënoi Tetën me 25 vite heqje lirie, për shkak se u akuzua si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-oficerin Santiago Malko. Kjo ngjarje ndodhi më gusht të vitit 2019, kur ish-polici u zu në pritë teksa po levizte me makinë.
Blendi Teta mohoi para trupës gjykuese asokohe akuzën, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes ndodhej në një darkë dhe nuk ka pasur dijeni për atentatin.
Sipas SPAK-ut, organizatorë dhe porositës të vrasjes janë shtetasit Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj, teksa Prokuroria e Posaçme dyshoi se motivi i krimit ishte përplasja e dy grupeve kriminale në Tiranë.
/tvklan.al