Me 20 vjet burgim janë dënuar katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç nga Gjykatës Themelore e Prishtinës. Marko Roshiç, Nedelko Spasojeviç, Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç u dënuan në total me 20 vjet e gjashtë muaj burgim. Ndërsa Silvana Arsoviç sekretarja e politikanit Ivanoviç u lirua nga akuzat.

Ende nuk dihet autori apo organizatori i vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, por të katër të akuzuarit u dënuan për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal që organizoi vrasjen e tij, dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Motivet e vrasjes sipas gjykatës kanë të bëjnë me shtrirje të kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike ashtu edhe ekonomike, dhe veprimtarisë së përgjithshme të aktivitetit kriminal.

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe dhe lista Serbe e cilësuan si skandaloze dhe e quajtën dënimin e 4 të akuzuarve të “pabazuar në prova” dhe të “motivuar politikisht”.

Udhëheqësi i Nismës së Serbisë për Demokracisë dhe Drejtësi, Oliver Ivanoviç, është vrarë para zyrës së tij në veri të Mitrovicës në janar të vitit 2018. 

Tv Klan