Eurodeputetja Tanja Fajon, në një intervistë për “Klan Plus”, shprehu keqardhje për ndërprerjen e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëri apel dy vendeve të ruajnë qetësinë.

“Shpresoj se do të vendoset drejtësia, dhe se autorët e krimit do të ndëshkohen.  Në të njëjtën kohë, dua t’i bëj thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të mos e përdorin ngjarjen politikisht, pasi nuk është koha për këtë gjë. Gjithashtu shpreh keqardhje që dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë ditën e sotme u anulua.

Federica Mogherini ka biseduar me liderët e të dy vendeve, dhe ka shprehur pritshmëritë se normalizimi i marrëdhnieve mes dy vendeve do të vazhdojë, pa përshkallëzuar tensionet. Qëllimi i këtij dialogu është të lehtësojë jetesën e qytetarëve të dy vendeve. Bëj thirrje kjo të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”

, u shpreh eurodeputetja Tanja Fajon.

Burimi: Klan Plus

Gazetar: Vladimir Lame