Inteligjenca amerikane pritet të publikojë një raport ku princi i Arabisë Saudite do të akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje

Presidenti amerikan Joe Biden po përgatitet të lëshojë një raport të klasifikuar të inteligjencës për të shpallur djalin dhe trashëgimtarin e mbretit të Arabisë Saudite si bashkëpunëtor në vrasjen e rëndë të Jamal Khashoggi.

Vendimi vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë po përballet me kritika nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disidentët Sauditë për ta goditur atë. Administrata e Biden ka bërë të ditur se do të miratojë sanksione të reja nëse nuk zbulohet vrasja e kritikut.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kishin një besim se princi i kurorës dhe sundimtari de facto ishte përgjegjës për urdhërimin e vrasjes së Khashoggi në konsullatën Saudite.

Dalja e raportit është një hap i shumëpritur që duhet të shoqërohet me përgjegjësi për të siguruar që ky krim barbar të mos ndodhë më. Sanksionet e vendosura nga administrata Trump nuk e penguan Arabinë Saudite që të dënojë apo burgos gazetarë apo edhe figura që janë kundër regjimit të mbretërisë.

Para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, Biden bëri të ditur se Arabia Saudite meriton një ndëshkim për vrasjen e saj të Khashoggi, një zë kritik kundër qeverisë Saudite dhe për shënjestrimin e kritikëve nga Princi Mohammed. Por disa analistë tani parashikojnë që administrata do të duhet të ndërmarrë hapa më të matur.

Ndërsa shumica e ekspertëve thonë se nuk ka gjasa, që ndaj Princit Mohammed mund të ndërmerren sanksione pasi mund të ketë pasoja për të ardhmen e tij si trashëgimtar i fronit.

Klan News