Protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër tubim në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Avokati Altin Goxhaj njoftoi se protesta do të mbahet të hënën në orën 19:00.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano.

Më herët, protestuesit i vunë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse nuk i shkarkon ata, protestat nuk do të ndalen./tvklan.al