Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë që ekipet e policisë dhe Prokuroria kanë nisur hetimet vendin e ngjarjes ku mbrëmë ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë, ku humbi jetën kandidati i PDK për kryetar në këtë komunë.

Nikçi në një konferencë për media, ka thënë që janë sekuestruar dy armë dhe gëzhojat që janë përdorur në këtë rast.

Sot gjatë ditës kryeprokurori së bashku me prokuroren kanë shkuar në vendngjarje. Janë sekuestruar dy armë dhe gëzhojat që janë përdorur për personat e vrarë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se duhet të jenë të rezervuar për shkak që të mos dëmtohen hetimet.

Më tej tha se po hetohet në disa pista, por nuk dha informacione duke shtuar se çështja është ende në hetim./tvklan.al