Vrasja e Klodian Rashës ka qenë tema e emisionit “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë, ku të ftuarit kanë debatuar me njëri-tjetrin për pikëpamjet e tyre. Në debat është krahasuar vrasja e Klodian Rashës me vrasjet në 21 Janar dhe Baton Haxhiu u shpreh se opozita e sotme nuk mund të kërkojë dorëheqjen e ministrit, kur në atë kohë nuk u largua askush dhe pse vdiqen 4 protestuesë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka replikuar në distancë me Baton Haxhiun dhe sqaron atë që sipas tij ka ndodhur gjatë protestës së 21 Janarit 2011.

“Duke ndjekur OPINION! Miq, ekzekutimi shteteror pas shpine perben aktin shteteror policesk me te rende ne 30 vitet e fundit. Por ne kete status qellimi im eshte te hedh poshte fake news, trillimet e Baton Stanishiq qe leshoi sonte ne Opinion, i cili dihet se ka vetem nje mision konstant, te mbroje me cdo kushte Zografin Bis.

Keshtu ai, per te lehtesuar pergjegjesine ligjore dhe morale te autorit te vrasjes se Koldian Rashes dhe avoketerve te tij Edvin Rama dhe puthadori i tij Lleshaj, krahasoi vrasjen e Klodian Rashes me vrasjen e 4 demostrueseve me 21 janar.

Kesaj i thone te krahasosh te pakrahasueshmet  per te mbrojtur krimin. Lidhur me sa me siper sqaroj: 1-asnje demostrues nuk eshte qelluar me arme zjarri, nuk eshte vrare as dhe plagosur nga policia. Kjo e fundit ka marre lavderime publike nga komuniteti nderkombetar me daten 22 janar. 2- demostruesit jane qelluar nga ushtaret e gardes ne kushtet e zbatimit te ligjit te gardes te miratuar nga parlamenti i PS

3- Eshte lajm i rreme pretendimi i avokatit te Rames se demostruesit u qelluan me urdher. Ky eshte nje trillim sepse garda nuk vepron me urdher por vetem me ligj. Komandant i grupit te zjarrit te gardes me 21 janar ka qene Agron Male kryetari aktual i PS dhe Bashkise se Burrelit, i cili ne prokurorine e Ina Rames ka deklaruar se nuk kemi patur urdher.

4- Me dt 21 janar 2011  ne ora 19:00 kam dale para mediave dhe kam shprehur ngushellimet familjeve te viktimave, denuar vrasjet dhe kerkuar hetim te plote. 5-Edi Rama qe rri prej 5 ditesh ne New York edhe per shopping pas ekzekutimit shteteror te Klodian Rashes jo vetem nuk ka ngushelluar familjen dhe denuar vrasjen por ka heshtur sikur nuk ka ndodhur asgje dhe akoma me keq ai fsheh emrin e vrasesit duke inkriminuar nje polici te tere per qellime politike. Sb”, shkruan Berisha nw Facebook.

Ndërkohë pasi gazetari Blendi Fevziu lexoi reagimin e Sali Berishës është përgjigjur dhe Baton Haxhiu i cili tha se sot po vritet për herë të dytë Klodian Rasha.

“E vranë sot për herë të dytë Klodianin, pasi mbron një akt vrasës të vetin duke e anashkaluar krejt aktin e vrasjes dhe vrasjen e Klodianit e quan vrasje shtetërore. Një vrasje nga një i çmendur i policisë e krahason me urdhrin për të vrarë katër vetë. Këto janë gabime që bëhen në pleqëri”, u shpreh Batoni./tvklan.al