Është shtyrë sërish seanca e radhës në gjyqin ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-efektivit të policisë i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës më 8 Dhjetor të 2020, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Këtë herë shkak për shtyrjen u bë mungesa e një prej gjyqtarëve të trupës gjykuese. Seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 14 Korrik.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për ish-efektivin e Shqiponjave.

Gjykata më herët ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Hajdarajn dhe nga ky fakt, ish-polici përfiton uljen e 1/3 të dënimit./tvklan.al