Dy nga tre personat e shpallur në kërkim për krimin e rëndë të ndodhur sot paradite në Lushnje janë vënë në pranga. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Afrim Hasalla 42 vjeç dhe Marjus Hasalla 20 vjeç.

Këta dy persona, bashkë Kastriot Hasallën, akuzohen se janë autorët e vrasjes së Romeo Hasallës dhe plasgosjes së vëllezërve të tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe babait, Shaip Hasalla.

Ndërkohë ende në kërkim vijon të jetë Kastriot Hasalla, i cili pas ngjarjes është larguar me shpejtësi duke i shpërtuar efektivëve të policisë.

Dy të arrestuarit Afrim dhe Marjus Hasalla akuzohen për “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

E gjithë ngjarja ndodhi sot paradite ku autorët e dyshuar janë përplasur me viktimën, vëllezërit dhe babain e tyre, me të cilët janë kushërinj. I gjithë sherri nisi për tokën dhe në fund përfundoi në një tragjedi.