“Nuk kam lidhje me vrasjen e Mario Majollarit, por qenë pranë vendit ku është, pasi 50 metër me larg kam vjehrrën”.

Ky është deklarimi i Kastriot Gjuzi, përballë Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi këtë të diel masën e sigurisë burg pa afat për të.

Gjuzi ka deklaruar gjithashtu se ditën që është arrestuar ka qenë duke u kthyer nga Kosova në Shqipëri me dëshirën e tij, dhe nuk po tentonte të arratisej.

Më tej ai tha para gjykatës se ishte larguar nga shtëpia, pasi kishte parë forca të shumta policie dhe kishte menduar se mos nipërit e tij kishin bërë ndonjë konflikt. Ky version u pohua para mediave edhe nga avokati.

Prokuroria  i paraqiti si provë gjykatës faktin se makina e Gjuzit, ishte parë ne vendin e ngjarjes perpara vrasjes se Majollarit.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, makina ishte gjetur e ndezur dhe e ngrohtë pranë shtëpisë së tij në Tufinë kur policia shkoi ta arrestonte, ndërsa Gjuzi nuk ndodhej në banesë.

Mbrojtja thotë se këto prova janë të pamjaftueshme.

Por gjykata nuk mori parasysh pretendimin e të akuzuarit  se nuk kishte lidhje me vrasjen dhe vendosi ta lerë në burg deri në fund të hetimeve.

40-vjeçari nga Tufina dyshohet se mbrëmjen e 10 Prillit e qëlloi për gjakmarrje Marjo Majollarin. Babai i viktimës, Avni Majollari kishte vrarë vëllain, Ilir Gjuzin dhe një person tjetër, gjatë një konflikti për motive banale, në zonën e  Dajtit, nË vitin 2000.

Tv Klan