Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për Kastriot Gjuzin i arrestuar një vit me parë si autor i dyshuar i vrasjes së Marjo Majollarit. Prokuroria argumentoi se nuk mund të provojë implikimin e 41-vjeçarit në vrasjen e të riut.

28-vjeçari sipas hetimeve të policisë dhe Prokurorisë dyshohet se u ekzekutua për motive gjakmarrje. Për këtë viktima kishte kërkuar azil në Suedi, i cili nuk i ishte pranuar, pasi shteti shqiptarë i kishte garantuar jetën. Ndërsa për kërkesën e Prokurorisë reaguan edhe familjarët e viktimës.

Marjo Majollari u ekzekutua me dy plumba mbrëmjen e 10 Prillit të vitit të kaluar gjatë kohës që po kthehej në banesën e tij në zonën e kinostudios, në Tiranë.

Tv Klan