Vrasja e Martinit/ Çfarë thotë nëna e Tina Pajollarit për lidhjen e vajzës me autorin e dyshuar




Vrasja e Martinit/ Çfarë thotë nëna e Tina Pajollarit për lidhjen e vajzës me autorin e dyshuar

20:38 28/06/2022

Tina Pajollari është përfolur për një lidhje të mundshme dashurie me Valter Molljan, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 16 Qershor në fshatin Kolanec të Maliqit.

Policia deklaroi menjëherë pas arrestimit të 3 autorëve se shkak i vrasjes së Martinit ka qenë sherri për një vajzë, që kjo vajzë dyshohet të jetë pikërisht Tina Pajollari, me të cilën kishte filluar të fliste i ndjeri në rrjetet sociale.

Policia dhe në media u tha se ishte Valter Mollaj i cili dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Tina Pajollarin, një vajzë 18-vjeçare. Të dy jetojnë në fshatin Marjan të Korçës dhe shtëpitë e tyre janë vetëm pak metra larg.

Tina Pajollari punonte në stanin e Valter Mollajt duke nxjerrë bagëtitë. Por çfarë thotë nëna e Tina Pajollarit, Miranda Pajollari, për lidhjen e supozuar të vajzës së saj me Valter Mollajn? Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, nëna e Tinës nuk pranon që vajza të ketë patur raporte intime me Valter Mollajn, por sipas saj, familja Mollaj i ndihmonte shpesh.

Spartak Koka: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.

Spartak Koka: Po sa?

Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.

Spartak Koka: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje. /tvklan.al










Të ngjashme