Flet në polici shoferi i viktimës: U largova nga frika se do më vrisnin dhe mua

Të paktën 20 persona janë shoqëruar për vrasjen e Edmond Koçit, mes tyre dhe shoferi i tij, i cili ishte dëshmitar okular në momentin e ekzekutimit.

Para grupit hetimor, ai ka pohuar se autorët i kanë prerë rrugën me një automjet tip benz, ndërsa më pas dy prej tyre janë afruar ne anën e pasagjerit, aty ku po qëndronte Mond Çekiçi. Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë, ai ka deklaruar se agresorët kanë hapur derën dhe pasi kanë shkëmbyer disa fjalë, për 5 sekonda e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Në këtë moment sipas shoferit, viktima tentoi të mbyllte derën dhe ai u largua nga frika duke u fshehur në rrugicën ngjitur.

Ndër të tjera drejtuesi i mjetit, është shprehur se nuk i njihte personat që e qëlluan 43-vjeçarin dhe nuk ka dijeni për konfliktet që ai kishte me personat e tjerë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj vrasjeje, ka dyshime se ekzekutimi i Çekiçit është vijimësi e vrasjes së shokut të tij të ngushtë Edmir Bregu.

Këtij të fundit i’u bë atentat në 24 janar, në po të njëjtin vend. I njohur dhe si Ilir Kuçi, po lëvizte me një makinë tip “Porche Cayene” në momentin që u ekzekutua me breshëri automatiku. Pistat me të cilat policia po heton vrasjen e Bregut është prishja e pazareve të drogës, pistë e cila nuk përjashtohet të ndiqet dhe për gjetjen e autorëve të eliminimit të Edmond Koçit.

Klan News