Edmond Koçi, i ekzekutuar të shtunën në një atentat mafioz në qytetin e Durrësit, konsiderohej ish-anëtar i bandës së Lulzim Berishës.

Gazetarja Klodiana Lala, tha në studion e Opinion tha se Koçi, i njohur ndryshe edhe si Mond Çekiçi, nuk ka qenë anëtar i njohur i kësaj bande, por konsiderohej si njeriu në hije i Lulzim Berishës pasi kujdesej për çfarë ndodhte në familjen Berisha.

Nuk ka pasur akuzë zyrtare si anëtar e bandës së Lulzim Berishës pavarësisht se ka qenë i skeduar dhe i shoqëruar disa herë”, tha Lala.

Pikërisht për këtë çështje reagoi edhe avokati mbrojtës i Lulzim Berishës i cili tha se klienti i tij nuk ka lidhje me viktimën në Durrës.  

“Si mbrojtës ligjor i shtetasit Lulzim Berisha dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë njohje apo lidhje me shtetasin e vrarë në Durrës apo me ngjarje të tjera. Me respekt avokat Detar Hysi”.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala shtoi pas këtij reagimi se mes viktimës dhe Berishës kishte njohje. Sipas saj, ata kishin lidhje miqësore.

Ajo u shpreh se vëllai i Mond Çekiçit, i cili ka ndërruar jetë para dy vitesh është baxhanaku i Lulzim Berishës.

“Avokati i Lulzim Berishës pretendon se nuk ka asnjë njohje mes Lulzim Berishës dhe Mond Çekiçit. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë sepse vëllai i Mond Çekiçit, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë dy vite më parë, është baxhanaku i Lulzim Berishës. Pra, jo vetëm që njihen, por kanë edhe lidhje miqësore mes njëri-tjetrit”, tha Lala.

/tvklan.al