Ajo duhej të shkonte në orën 16:00 të së enjtes të hapte dyqanin ku punonte, por Zenepe Uruçi, nuk mbërriti kurrë. Bashkëshorti i saj Xhafer Uruçi, 62 vjeç, e goditi atë 5 herë me thikën e kuzhinës duke i marrë jetën.

Plagët e shkaktuara në stomak, shpatulla dhe në qafë, rreth një orë para se 56-vjecarja të niste punën në dyqanin e peshkut në provincën italiane te Ternit ishin fatale. Shkak ishin bërë grindjet e vazhdueshme në çift të cilat ishin të njohura edhe për fqinjët.

Ai që lajmëroi policinë ishte djali i çiftit,  i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke i kërkuar ndihmë. Mbërritja e vajzës në banesë ishte tepër vonë.

Autori u vu në pranga nga policia. Me profesion murator këmbëngulte që bashkëshortja të qëndronte në shtëpi dhe të mos dilte në punë për shkak të xhelozisë.

Fqinjët thonë se ka pasur shpesh ndërhyrje të policisë e cila ishte përpjekur të shuante konfliktet.

Disa klientë të  dyqanit ku ajo punonte u thanë mediave se një vit më parë viktima u zhduk për disa për disa ditë  për tu kthyer më vonë në punë me sy të nxirë.

Tv Klan