Deputetja Rudina Hajdari është një nga politikanet e para që ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Tvklan.al ka siguruar një foto të Hajdarit në vendin e ngjarjes dhe shihet se është bashkë me eksponentë të tjerë të Nisma Thurje. Ajo ka mbajtur dhe një deklaratë për mediat duke thënë se nuk bëhet kështu politikë. Ajo e konsideroi varjen si politike dhe tha se është frymëzuar nga prapaskena politike.

Është një vrasje politike që edhe njëherë ka shokuar qytetarët e Elbasanit dhe është një gjë për tu shqetësuar shumë. Po mundohem të informohem mbi këtë ngjarje. E patolerueshme është për faktin që ngjarja është frymëzuar nga bandat politike. Kërkojnë të marrin votat e qytetarëve me Lekë dhe me plumba, Ajo që më vjen keq mua është kjo situatë që shkakton ankth dhe pasiguri tek qytetarët. Kjo ngjarje është frymëzuar nga prapaskenat politike dhe kërkojnë të marrin vota në zgjedhjet e 25 Prilli. Nuk bëhet kështu politikë”, tha Hajdari.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe Gazment Bardhi që në momentet e para dhe ka akuzuar kampin kundërshtar për krimin./tvklan.al