Komisioni miraton ndryshimet në Ligjin e Sigurimeve

Pas vendimit të qeverisë që përmes një akti normativ t’i njihte të drejtën e dëmshpërblimit familjarëve të Klodian Rashës që u vra nga policia, por dhe të gjithë rasteve të ngjashme, Komisioni i Ligjeve ka miratuar dhe ndryshimet në Ligjin Për Sigurimet Shoqërore.

Sipas këtyre ndryshimeve parashikohet që për një periudhë të përhershme, një nga familjarët e viktimave të përfitojnë pension të posaçëm. Në rastin e Rashës është i ati i tij, që do të marrë një pension të tillë.

Ligji parashikon që pensioni të mos të delegohet te asnjë person tjetër, duke nënkuptuar se pas largimit të tij nga jeta, të ndërpritet pagesa.

Tv Klan