Në kërkim 2 të tjerë, shkak një konflikt i çastit

Policia ka zbardhur ekzekutimin e 46-vjeccarit Ridvan Ramazani. Tre janë autorët. Ndërkohë që policia ka arrestuar 25-vjeçarin Mikljor Gjoka dhe ka shpallur në kërkim vëllezërit Hydajet dhe Duel Memhedaj”.

Sipas policisë 25-vjeçari Mikljor Gjoka është personi që ka ndihmuar vëllezërit Mehmedaj të ekzekutojnë Ramazanin pranë një pikë karburanti në fshatin Mushan në Shkodër. Në pranga është vënë edhe punonjësi i karburantit, 49-vjeçari Blerim Mollja dhe Marjeta Gramshi 49 vjeç.

Sipas uniformave blu, këta persona kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Ndërsa forcat special Renea dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë vazhdojnë kërkimet për kapjen e vëllezërve Mehmedaj që dyshohet se fshihen në zonën ku ndodhi vrasja.

Policia ka zbardhur gjithashtu edhe motivet e kësaj ngjarje dhe sipas saj, vëllezërit Mehmedaj ishin konfliktuar gjatë paradites të së shtunës me djalin e Ramazanit. Më pas 46-vjeçari ka ndërhyrë për të sqaruar situatën, por ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Ai u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 11 e 20 minuta të së shtunës, në kohën që po udhëtonte me makinën e tij tip BMW X5. Në vendngjarje policia gjeti edhe një pistoletë dhe dy karikatorë me fishkë që dyshohet se I përkasin viktimës. Ridvan Ramzani është një emër i njohur në Shkodër dhe në veri të vendit. Në vitin 2008, atij i kanë vrarë edhe vëllain.

Tv Klan