Vrasja e Santiago Malkos, gjykata lë në burg Blendi Tetën

Posta

Vrasja e Santiago Malkos, gjykata lë në burg Blendi Tetën

15:47 01/11/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda rikonfirmoi masën e sigurisë arrest me burg për Blendi Tetën, i vetmi person i arrestuar pas vrasjes e ish-policit Santiago Malko mbrëmjen e 27 Gushtit.

Çështja në ngarkim të 39-vjeçarit u transferua nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda për shkak se vrasja dyshohet se u krye nga një grup i strukturuar kriminal edhe pse mbi Tetën rëndon vetëm akuza për mos kallëzim krimi.

Nga ana tjetër prokuroria ka dyshime se Teta është personi që ka dijeni për vrasjen pasi referuar kamerave të sigurisë ka qenë nën shoqërinë e personave që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Malkos.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vlerësuar në mungesë masën e arrestit edhe për 8 personat e shpallur në kërkim mes të cilëve vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Fatmir Hysenin.

Hetuesit kanë dyshime se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër të viktimës me autorët. Ish-polici u ekzekutua mbrëmjen e 27 Gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi