Për vrasjet e fundit të shqiptarëve në Greqi ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale ai kërkon të ndalet seriali i vrasjeve raciste të shqiptareve në Greqi.

Berisha e cilëson këtë si hakmarrje të verbër raciste pas vrasjes nga policia shqiptare të ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaçifas.

Ish kryeministri dënon këto akte kriminale raciste siç i cilëson dhe i bën thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, Këshillit të Europës, Komisionit dhe Këshillit të Ministrave të BE të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke për një hetim të pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve të shqiptarëve në Greqi. Sipas tij duhet  të ushtrojnë të gjithë presionin ndaj autoriteteve greke që këto akte të ndëshkohen.

Tv Klan