Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes, shqiptarin Aleksandër Luca dhe shokun e tij grek Manolis Koukouras dhe 15 vite burg për secilin për akuzën e përdhunimit.

Të dy janë shpallur fajtorë për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos në Greqi në fund të Nëntorit 2018.

21-vjeçarja u përdhunua nga dy të rinjtë dhe u dhunua me sende të forta. Më pas, dy të rinjtë e lidhën Elenin dhe e hodhën në det teksa ishte ende gjallë. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Eleni Topaloudi humbi jetën nga mbytja.

Nëna e viktimës

Gjatë seancës gjyqësore maratonë, avokatët e dy djemve kundërshtuan vendimin e gjykatës dhe nuk pranojne akuzat. /tvklan.al