Në Policinë e Tiranës janë vetëdorëzuar edhe 4 personat e tjerë të cilët ishin shpallur në kërkim pasi kanë qenë të pranishëm në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, i njohur edhe me pseudonimin “Tallman”.

Kështu, në polici janë vetëdorëzuar Erlind Peka, Bralid Agën, Blerim Hotin e Xhuljano Koçin, të akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Më herët, pas negociatave me familjarët dhe policinë, u vetëdorëzua edhe autori Marius Dema 28 vjeç, si dhe Frenkli Myftari. Ky i fundit ishte gjithashtu pjesë e së njëjtës tavolinë dhe akuzohet për moskallëzim krimi. /tvklan.al