Akuzohet për bashkëpunim në ekzekutimin e Taulant Gjikajt

Ky është Andi Jonuzaj, i njohur ndryshe në Vlorë si Hansi dhe i akuzuar si bashkëpuntor në ekzekutimin e Taulant Gjikajt në Vlorë.

Jonuzaj dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit me të cilin atentatorët ndoqën Gjikajn, para se ta qëllonin me breshëri automatiku siç duket në këto filmime të momentit të vrasjes.

Jonuzaj u la në burg pa afat nga Gjykata e Vlorës e cila pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila ka ngritur akuzën për “Vrasje në bashkëpunim”. 

Fillimisht, në komisariat, Jonuzaj nuk e ka pranuar krimin, duke thënë që s’kishte lidhje me ngjarjen, por pamjet filmike, gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes, janë provat që sipas prokurorisë provojnë përfshirjen e tij në vrasje.

Ai është i arrestuari i vetëm për ngjarjen, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një person tjetër. Në ekzekutimin e Taulant Gjikajt në Vlorë kanë marrë pjesë tre persona dhe dyshohet se shkak për ekzekutimin ka qenë një sherr për paratë borxh që viktima u kishte marrë autorëve.

31-vjeçari Gjikaj ishte duke ecur në këmbë në rrugën Transballkanike kur ai u ndalua nga dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, Skerdjan Gabrani dhe Elton Hajnaj. Pasi e ndaluan në rrugë, njeri prej tyre e qëlloi për vdekje me breshëri kallashnikovi.

Tv Klan