Kusi akuzohet për veprimë që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Gjykata e Tiranës la në burg Albano Kusin, i akuzuar për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj, në Gusht të këtij viti. Ai u dorëzua në Policinë e Tiranës dy ditë më parë, ndërsa në seancën e së martës për caktimin e masës së sigurisë, Kusi ka mohuar akuzën.

Ai u shpreh përballë gjykatës se në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur vrasjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 22 Gusht të këtij viti, në vilën e familjes Kusi. Për vrasjen e Çelës është arrestuar Grisledo Kusi, që ka pranuar autorësinë.

Tv Klan