Paolo Mhilli: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën e sigurisë burg me afat 30 ditor vëllain e autorit të dyshuar të vrasjes së Valter Fierzës, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Përpara gjykatës, Paolo Mhilli i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit.

Për këtë të fundit policia ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë, mes të cilëve dhe autorin 24 vjeçar, Klodian Mhilli, i cili dyshohet se kreu vrasjen pas një konflikti për motive të dobëta me të vëllain e viktimës.

Tv Klan