Shqiptari Herald R., i arrestuar në Holandë si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani Florenc dhe Glevis Tola është liruar nga akuzat.

Gjykata holandeze rrëzoi akuzën e ngritur ndaj tij për vrasjen e dyfishtë për mungesë provash.

Dy vëllezërit nga Elbasani u vranë në Roterdam në janar të 2015-ës gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, ku mbeti i plagosur edhe Serxhio Piku.

Shqiptari i akuzuar ishte përfshirë në përleshjen me armë, por nuk janë gjetur prova të besueshme se 27­ – vjeçari është autor i vrasjes.

Ai është dënuar vetëm me 5 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Tv Klan