Vrasja mafioze e ish-boksierit në Athinë, dëshmitari okular tregon të gjithë dinamikën



Vrasja mafioze e ish-boksierit në Athinë, dëshmitari okular tregon të gjithë dinamikën

22:00 17/05/2021

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen mafioze që ndodhi dy ditë më parë në Athinë. Viktimë e një atentati tipik mafioz ka mbetur një ish-boksier, i cili kishte precedentë penal.

Teksa është publikuar dhe video e vrasjes, një dëshmitar okular ka treguar se çfarë ka ndodhur natën e të shtunës.

Dëshmitari tregon se viktima ka qenë në një motor jashtë restorantit dhe po komunikonte ne dy vajza.

Unë parkova në një distancë dy metra nga motoçikleta në të cilën ishte ulur viktima. Ai ishte afër restorantit dhe po bisedonte me dy vajza. Teksa isha duke zbritur për të shkuar në dyqan, motoçikleta me autorët kaloi pranë meje dhe ata ndaluan menjëherë pranë viktimës.

Shoferi e qëlloi nga shumë afër, 3-4 herë. Viktima ra nga ana e rrugës dhe u mbulua me gjak. Policia erdhi shumë shpejt“, ka treguar ai.

Ngjarja e rëndë që tronditi Athinën ndodhi natën e të shtunës dhe viktimë ka mbetur një ish-boksier i AEK./tvklan.al







Të ngjashme