Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi dyshohet se mund të jetë autori i vrasjes së dy të moshuarve në Kretë. Mediat vendase raportojnë se policia ka kryer hetime intensive që nga zbulimi i ngjarjes dhe i dyshuari kryesor, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Policia në deklaratat e mëparshme ka njoftuar se dy të moshuar 79 dhe 82 vjeç janë gjetur të vrarë në banesën e tyre.

Gruaja 79-vjeçare është gjetur e mbytur, ndërsa burri pasi ishte vrarë ishte futur në një valixhe, fakt që e bënë ngjarjen makabre.

Në bazë të ekzaminimit mjeko-ligjor, dyshohet se e moshuara është mbytur me një shami, e cila iu gjet e lidhur rreth qafës.

82-vjeçari u gjet i vdekur në një valixhe në një shtëpi pranë vendit ku 79-vjeçari u gjet i mbytur. Tashme e gjithë policia është në kërkim të shqiptarit, i cili mendohet të jetë larguar nga ishulli./tvklan.al