Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Lleshit të premten në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Gazetarja Glidona Daci ka mësuar se çfarë ka deklaruar Sokol Mjacaj pasi i janë vënë prangat (Lexo më shumë).

Ai ka deklaruar se armën e kishte siguruar prej një muaji. Dyshimet janë se Mjacaj (Lexo më shumë) ka patur bashkëpunëtorë për ta futur armën në burg, pasi nuk rezulton që të jetë dërguar me dron.

Arben Lleshi
Arben Lleshi

Mjacaj është shprehur se e ka vrarë Lleshin (Lexo më shumë) sepse kishte një sherr me të, pasi nuk e ka pranuar në sektor. Por sipas të njëjtave burime, kjo alibi e tij rrëzohet nga prokuroria pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës.

Gazetarja Daci mësoi ndër të tjera se Policia e Elbasanit ka ndaluar drejtorin e komanduar të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 12 vartës të tij pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë (Lexo më shumë).

Indrit Shaqja
Indrit Shaqja

Kujtojmë se Lleshi u vra të premten në qelinë e tij me disa plumba pistolete. Ishte Sokol Mjacaj, ai që qëlloi disa herë mbi të (Lexo më shumë).

Si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht në këmbë edhe Indrit Shaqja (Lexo më shumë). Të gjithë të përfshirë në këtë ngjarje janë të dënuar me burgim të përjetshëm./tvklan.al