Një muaj përpara se ta vriste, Xhafer Mata ishte denoncuar në polici nga 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni. Kjo e fundit e kishte kallëzuar 31-vjeçarin për përndjekje.

Denoncimi i 19-vjeçares në polici, të cilën tvklan.al e disponon, mban datën 7 Maj 2018, ekzaktësisht 1 muaj përpara ngjarjes që tronditi “Don Boskon” në kryeqytet.

“Më datë 07.05.2018, u referuar materiale në Prokurorinë e Tiraës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xhafer Taip Mata, i datëlindjes 01.05.1987, banues në Tiranë, me arsim të lartë, sepse në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën Xhuljeta Sulejman Çuni, e datëlindjes 24.11.1999, banuese në Tiranë, me arsim 12 klasë”.

Ky është denoncimi i Xhuljeta Çunit, i regjistruar zyrtarisht si kallëzim penal në Policinë e Tiranës. Ajo akuzonte 31-vjeçarin se e përndiqte vazhdimisht dhe e shqetësonte. Sipas burimeve konficenciale, 19-vjeçarja kishte hyrë e kishte dalë e përlotur nga komisariati ditën që kishte bërë kallëzimin.

Megjithatë, 31-vjeçari Mata është proceduar penalisht në gjendje të lirë pas kallëzimit të bërë. Refuzimi i 19-vjeçares, e shtyu Xhafer Matën që mëngjesin e 8 Qershorit të merrte armën tip pistoletë dhe të qëllonte me dy plumba Xhuljeta Çunin, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ai qëlloi edhe veten me armë, e ndërroi jetë më pas në spital.

/tvklan.al