Hysen Meta: E qëllova 4 herë, e planifikuam me motrën. Vëllai na ndihmoi, nëna nuk dinte asgjë

Policia e Durrësit dyshon se nuk janë bërë konfliktet e vazhdueshme brenda familjes Meta për vrasjen e 50 vjeçarit Pëllumb Meta. Deklarimi i fëmijëve se shkak është bërë kërkesa për fejesë pa dëshirë e vajzës 19 vjeçare nuk i ka bindur uniformat blu. Dyshimet janë se motiv mund të jetë diçka më e rëndë brenda familjes që motër e vëlla qëlluan dhe groposën më pas të atin. Kjo për shkak edhe se ngjarja ishte planifikuar më herët dhe nuk ka qenë një konflikt i çastit i ndodhur më 10 shkurt. Mësohet se fëmijët kishin punuar për disa ditë për hapjen e gropës në ambientet e jashtme të shtëpisë, aty ku edhe e varrosën 50 vjeçarin. Po ashtu kishin blerë më herët edhe materialet që iu duheshin si përshembull plastmasi me të cilin e mbështollën trupin.

Që gjithçka ishte e paramenduar e shpreh në dëshminë e tij edhe Hysen Meta, djali i 50 vjeçarit i cili qëlloi me 4 plumba të atin. Madje kishin menduar edhe ditënn se kur do ta kryenin vrasjen.  Ai tregon se vrasjen e ka organizuar me motrën 19 vjeçare ndërsa vëllai tjetër i ka ndihmuar për varrosjen e trupit.

Pas kësaj dëshmie, uniformat blu e arrestuan Hysen Metën si ekzekutor të të atit ndërsa më herët ishte vënë në pranga edhe 19 vjeçarja Hygerta Meta e cila fillimisht e mori e vetme përsipër autorësinë e krimit. Djali tjetër i viktimës Amarildo Meta u arrestua si bashkëpunëtor ndërsa gruaja e 50 vjeçarit është proceduar në gjendje të lirë pasi fëmijët vazhdimisht kanë këmbëngulur se ajo nuk ka patur dijeni për ngjarjen.

Klan News