33-vjeçari pas vrasjes u shkoi në varrim Besim dhe Viktor Haxhiajt

Apeli i Gjykatës së Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për Altin Docin, njëri nga personat që dyshohet se vranë dy vëllezërit Haxhija në Durrës, në muajin Mars.

Pavarësisht se avokati mbrojtës i Altin Ndocit tha se ai shkoi në varrim dhe i kishte shok Besmir dhe Viktor Haxhinë, gjykata e ka lënë sërish në qeli.

Altin Ndoci dhe Talo Çela dyshohen si personat kryesorë që kryen vrasjen në Durrës dhe shkak ishin paratë e grabitura në Rinas, ku një pjesë e tyre rezultojnë se kishin humbur.

Tv Klan