Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në këtë qytet, ku mbeti i vrarë një 25-vjeçar.

Sipas policisë, i riu Madrit Ulqinaku, dyshohet se u qëllua për vdekje nga një 20-vjeçar. Gjithnjë sipas burimeve zyrtare, konflikti dyshohet se ndodhi për motive të dobëta dhe në të u përfshinë disa të rinj.  

Aktualisht policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim./tvklan.al