Vrasja në Elbasan vetëm për një shikim





Vrasja në Elbasan vetëm për një shikim

15:37 18/08/2022

Madrit Ulqinaku u qëllua nga një 18-vjeçar

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur të mërkurën mbrëma në Elbasan ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Madrit Ulqinaku. Mësohet se konflikti i cili nisi për motivet kë po shikon në Elbasan, çoi në vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e të mërkurës. Sherri u agravua pas debatit me ofendime mes Ulqinakut dhe Edjon Dinos, Horgito Peqinit dhe Klajdi Sallufit.

Policia tha se 18-vjeçari Horgito Peqini, i shpallur në kërkim si autor i vrasjes, pak minuta pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ulqinakut dhe e ka lënë atë të vdekur në vend.

Në kërkim gjithashtu është edhe një 33-vjeçar, Klajdi Sallufi, i përfshirë në konflikt.

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve policia arrestoi një tjetër 18-vjeçar i përfshirë në ngjarje, të cilit me vete i është gjetur një thikë dhe një dorezë metalike.

Madrit Ulqinaku prej disa javësh ndodhej në Elbasan, teksa jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai nuk rezulton i skeduar për ngjarje kriminale në databazën e policisë.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se 3 të rinjtë e tjerë të përfshirë në ngjarje kanë qenë të skeduar për posedimin e armëve dhe sendeve të paligjshme.

Tv Klan













Të ngjashme