Banorët e lagjen “Sheq i Madh” në Fier kanë rrëfyer momentet e vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska.

Ata shprehen se ai nuk njihej si njeri problematik dhe punonte në një pikë karburanti, ndërkohë që bashkëshortja e tij në një furrë buke.

Një nga banoret e zonës është shprehur se dëgjuan krismat e armës dhe të bërtiturat e gruas së viktimës.

Banore e lagjes: “E shoqja që atje erdhi me vrap, si duket është ruajtur nga autori. Dhe kur e pa që ai ra përtokë u çua e shoqja edhe po bërtiste ma vranë ma vranë. Aty pastaj po mundohesha të hapja portën me vrap që të shikoja qe vrasje e vërtetë apo qenë shashka. Se nuk isha e bindur nëse ishte krismë arme apo ishte shashkë. Pastaj u bindëm. Tentova të vija ta ngrija atë, por nuk mundesha dot sepse dhe fëmijët dolën përjashta. U llahtarisën fëmijët sepse ishin në gjumë. Ishte mëngjes, ora 06:00, gjithë fëmijët ishin në gjumë, vetëm nga krisma që goditi 3 herë. Ata ishin pa makinë faktikisht. Nuk e pashë, por di që kaloi nga kjo rrugicë këtej autori. Ai shumë djalë i mirë, edhe e shoqja si familje ne që e kemi këtu, që ai e çonte të shoqen në punë nuk kemi dëgjuar sikur një diçka më të vogël”.

Ahmet Toska u qëllua me armë rreth orës 06:00 të mëngjesit sapo doli nga banesa për të shoqëruar gruan në punë. Besohet të ketë qenë një autor i maskuar dhe në këmbë, i cili pas ngjarjes u largua me vrap. Policia është duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar vrasësin, si dhe për të zbardhur motivet e këtij krimi të rëndë. /tvklan.al