Një ngjarje rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeëçar ka vrare ish-gruan. Elton Metaj rreth orës 22:50 ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten Sabina Benga në banesën e ish-vjehrrit. Mësohet se krimi ështëkryer me armë zjarri në prani të familjes së viktimës.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij. Elton Metaj prej kohësh konfiktohej me ish-bashkëshorten duke e kërcënuar ate. Në 20 Shtator të 2020, pas një konflikti mes tyre, 31-vjeëçari ka marrë peng familjarët e saj, por i ka liruar pas negociatave me policinë.

Pak minuta pas ngjarjes, vëllai i viktimës Armando Benga ka fajësuar drejtësinë që e ka liruar nga burgu autorin.

“Fajin e kanë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin tipa të tillë kriminelë që sot bënë hatanë e madhe. Mua më tha nusja, e cila është shtatzënë, biles më kishte kërkuar edhe mua për të më vrarë. Nuk kam pse të ndihem i frikësuar nga ai lloj njeriu sepse ai ishte një frikacak që të vriste mbrapa krahëve. Trimi del përballë, jo nga mbrapa. Nuk jam në gjendje të flas më. Jam i tronditur. Thjesht goditi aty jashtë sa erdhi motra, hëngri bukë dhe kaq. Ça frike do kem më unë. Është me armë ai? Le të vijë. Motra ndërroi jetë në vend”, tha ai./tvklan.al