Lihen në burg dy bashkëpunëtorët e autorit të vrasjes dhe plagosjes së vëllëzërve Lluka në Gjirokastër. Togat e zeza vendosën masën e sigurisë arrest me burg për Emiljano Vocka dhe Samuel Jace, bashkëpunetorët e Enerik Llukës.

Vocka dhe Jace u arrestuan për moskallëzim të krimit dhe prokuroria i akuzuan se ata ishin në vendin e ngjarjes bashkë me autorin e krimit.  Enerik Lluka akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dorian Lluka dhe plagosjen e Birbil Llukës.

Autori i krimit është në kërkim nga policia. Nga hetimet rezulton se midis palëve ka patur konflikte të mëparshme për çështje pronësie dhe borxhesh.

Tv Klan