Vrasja në Kavajë, arrestohet polici i burgut dhe vëllai i tij

Foto: Apartamenti ku ndodhi krimi

Vrasja në Kavajë, arrestohet polici i burgut dhe vëllai i tij

10:26 10/10/2019

Polici i burgur të Durrësit Bledar Toçi është arrestuar nga blutë e Kavajës për vrasjen e Dritan Haxhollit, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kavajës. 31-vjeçari Toçi, i cili është shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, akuzohet për vrasje me dashje.

Policia e Kavajës thotë se Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e ish të dashurës së tij M.Q. dhe aty gjeti policin e burgjeve. Pas debatit verbal mes tyre, Haxholli qëlloi me kallashnikov për motive xhelozie 31-vjeçarin Toçi.

Ky i fundit u kundërpërgjigj në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia, duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin. Viktima ka qenë person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për lëndë narkotike dhe krime kundër personit.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe vëllai 27-vjeçar i policit të burgjeve Bledar Toçi, pasi në banesën e tyre u gjetën 7 doza kokaine. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njofitmi i Policisë së Kavajës:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT