U dyshua si autori, por rezultoi se u qëllua nga ekzekutorët

Lirohet nga qelia Kreshnik Tusha, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, mbrëmjen e 30 Majit në Laç.

Kreshnik Tusha u paraqit në spital atë mbrëmje i plagosur dhe u arrestua pasi dyshohej se ai qëlloi ndaj dy biznesmenëve. Por arrestimi i autorit kryesor të kësaj ngjarje, Eduart Lama, zbuloi se 21-vjeçari Tusha u qëllua nga ekzekutorët, teksa doli nga banesa, pasi u mendua se po u bënte pritë.

Gjykata ka vendosur ta lërë në arrest shtëpie, derisa hetimet të përfundojnë. Për vrasjen e dyfishtë deri më tani janë arrestuar Eduart Lama dhe Ilir Xhepaj. Në kërkim mbeten edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë.

Tv Klan