Policia e Lezhës nuk ka ende një autor për vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi, mbrëmjen e së Enjtes në fshatin Pllanë. 

Gjatë kësaj të Shtune mësohet se janë kryer kontrolle në disa banesa në zonë.

Burimet nga grupi i hetimit thanë se nga këqyrja e makinës së djegur të autorëve nuk është gjetur ndonjë gjurmë e vlefshme.

Të njëjtat burime thanë se vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Tv Klan